Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Prill 2020, 11:11

Studimi i fundit i Harvardit: Pa vaksina dhe ilaçe karantina do të vazhdojë deri në...

Studiuesit e Harvardit thonë se njerëzit në mbarë botën duhet të praktikojnë distancën shoqërore pasi kjo do të zgjasë. Heqja e masave menjëherë, mund të rrezikojë thjesht shtyrjen e kulmit të epidemisë dhe potencialisht duke e bërë atë më të rëndë, paralajmërojnë shkencëtarët në një artikull të botuar në revistën Science.

Vazhdimi i pandemisë do të varet nga pyetjet që ende nuk kanë një përgjigje: A do të ndryshojë përhapja e virusit me stinët? Çfarë imuniteti do të kenë njerëzit pasi të infektohen? Ekspozimi ndaj koronavirusëve a sjell ndonjë mbrojtje ndaj patogjenit që shkakton Covid-19?

Sipas studiuesve të Harvardit distanca e rreptë sociale mund ta zhdukë virusin. Siç ndodhi me SARS-CoV-1, në vitin 2003. Por me 2 milion të prekur në mbarë globin, vështirë se mund të ndodhë. Me shumë gjasa virusi do të qëndrojë si gripi, duke u shfaqur sezonalisht. 

Kështu masat për distancimin shoqëror mund të jenë të nevojshme deri në vitin 2022, përveç nëse zhvillohen vaksina ose trajtime efektive, thonë studiuesit.