Prej kohësh Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë në një lidhje, tashmë të konsoliduar. Çifti po bashkëjetojnë dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Më në fund sot ata kanë vendosur ta konfirmojnë lidhjen, për ditëlindjen e Erosit.

Futbollisti ka sot 25 vjetorin e lindjes dhe Oriola e surprizoi me një tortë të shijshme të përgatitur nga vetë ajo.

Tortën e publikoi në Instagram dhe Oriola, edhe Erosi duke e shoqëruar me zemra surprizën nga partnerja.

Futbollisti postoi edhe foto nga shtëpia e tyre, ku shfaqej i veshur me kostum sportiv dhe me syze të dekoruara. "M'veshi me zor", shkruan Erosi për Oriolën.


