Biznesmeni Samir Mane në një lidhje me Skype për emisionin "Opinion" u pyet nga Blendi Fevziu, se çfarë masash do të merrte nëse do të ishte ai kryeministër. Mane u shpreh se do të tregohej më liberal me bizneset dhe, nën rregulla të forta, do të lejonte që disa prej tyre të vijonin punën.
"Është pyetje e vështirë. Natyrisht do kisha ndjekur një politikë më liberale në hapjen e bizneseve, jo qendrat e tregtareve, por do kisha një rrugë më të avancuar për hapjen graduale të bizneseve", u shpreh Mane.
Mane mendon se bizneset që do të preken më gjatë nga kjo krizë dhe do të jenë të mbyllura për një periudhë me të madhe se të tjerat, përfshijnë strukturat e turizmit, lokalet dhe restorantet.
