Këngëtarja e njohur, Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë së shpejti. Lajmin e bukur e dha vetë Ciara pak kohë më parë duke pozuar me rrobabanjo dhe barkun e rrumbullakosur. Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret me një video ku shfaqet së bashku me fëmijët dhe bashkëshortin.

Ciara zbulon se së shpejti familja e tyre do shtohet me djalë dhe këngëtarja shfaqet shumë e lumtur.
View this post on Instagram
Ciara është nënë e dy fëmijëve, Future, 5 vjeçar (djali i saj me reperin Future) dhe vajzën 2 vjeçare Sienna.

Ciara dhe Wilson celebruan dashurinë e tyre në vitin 2016.



