Pa makeup, pa filtra, me rrathë poshtë syve, e lodhur, kështu shfaqet Aulona Musta në postimin e fundit ku shpjegon jetën e saj në karantinë. Moderatorja tregon se iu dogj furra e sobës, e kapi stresi se ku të gjejë një të re në mes të karantinës, ditën e kaloi duke gatuar, pastruar, punuar, duke u marrë me vajzën etj. Përmes këtij postimi Aulona jep një mesazh të rëndësishëm për vajzat që mendojnë se janë vetëm sepse në fakt ja kështu është në të vërtet jeta në karantinë.
Postimi i Aulonës: "Kjo jam une 2 minuta pasi zbulova qe me eshte djegur furra, gati te qaja me te madhe sepse m’u duk si fundi i bote, sepse mire qe me la darken ne mes, por me kapi stresi se ku do gjej nje te re ne mes te karantines, ku gjeja e fundit qe deshiron te bej eshte te verdallisem dyqaneve per te gjetur furre.
Kjo jam une dhe rrathet e mi te syve qe edhe pak dhe do arrijne mollezat. Kjo jam une pa filtra. E lodhur. Pas nje dite qe i ngjan asaj me perpara, edhe asaj tjetres perpara, edhe 30 e ca diteve te tjera gjate te cilave lufta mes stresit, lodhjes, pasigurise se te ardhmes dhe perpjekjes per t’u zgjuar cdo dite me buzeqeshje, me dashuri per jeten, me deshiren per t’i pare gjerat me optimizem dhe pozitivitet, nuk e mohoj qe eshte e madhe.
Kjo jam une pasi e kam kaluar nje pjese te dites ne kuzhine, duke gatuar e duke pastruar; pjesen tjeter duke u marre me Amaren, detyrat, ndonje loje; pastaj vjen pjesa e punes qe nga zyra eshte transferuar ne shtepi, cka e bene edhe me te lodhshme menderisht, te gjitha keto shoqeruar me mendimin: dhe sa do zgjasi e gjitha kjo? Si do jene pasojat? A po e perballoj sic duhet? Cfare po bej mire? Cfare po bej gabim? Mos po marr nga koha Amares duke i dedikuar me shume kohe punes? Mos nuk po investoj sa dhe si duhet tek puna? Apo Mos eshte mire te ul pak automatin dhe thjesht te shijoj nje dite duke pare vetem filma?
Te le te gjitha punet pa bere, mos te gatuaj, te le Amaren te shohi gjithen diten kukulla, te ha cfare te dua, pa e vrare mendjen per asgje. Me kap stresi, por dua ta mbaj veten sepse nuk eshte mire qe ne sy te femijeve te shfaqim shenja nervozizmi, aq me shume gjate kesaj kohe qe eshte mjaftueshem e ngarkuar per ta.
Po pse per ne jo? Edhe per ne, te rriturit eshte mjaftueshem stresuese. Keshtu e justifikoj veten ne ndonje prej atyre momenteve kur i bertas Amares me shume sec duhet, me shume sesa do te doja. Po, padyshim qe e bej edhe kete. Pse cfare kujtuat ju, se marredhenia eshte gjithmone ashtu e bukur si ne videot e fotot e instagramit? Normale qe jo! Njesoj si rrathet poshte syve! Edhe ata jane gjithmone aty, por filtrat e instagramit kujdesen t’i fshehin per ne.
Dhe keshtu, ne fund te dites, pavarsisht deshires per te percjelle sa me shume pozitivitet e per te bere instagramin nje vend me te bukur, te jesh e vertet me veten e me ndjekesit e tu eshte po aq e rendesishme. Keshtu qe nese sot ne darke, para se te flesh gjume, del para pasqyres dhe shikon rrathet qe po te prekin mollezat, mos u ndje vetem. Ke shume mikesha qe po kalojne te njejtat gjera si ty".
View this post on Instagram
