Një jetë së bashku! Xhorxho dhe Roza kanë më shumë se 50 vjet martesë. Në mes të muajit mars, Xhorxho u infektua me Covid-19 dhe u shtrua në Spitalin Cremona. Pas tij u infektua edhe bashkëshortja, Roza e cila u shtrua në një departament tjetër.
Një mjek nga spitali tregon: "Xhorxho është një nga ata njerëz të cilët nuk mund ta ndihmosh, por t'i bashkohesh. Asnjëherë nuk ankohet, gjithmonë falenderon. Në një moment ai na tregoi trishtimin që ndjente sepse donte të shkonte në shtëpi tek Roza e tij".

Kur gjendja e Rozës u përmirësua, dy mjeke vendosën t'i bëjnë një surprizë. Ato e çuan çiftin në të njëjtën dhomë ku u takuan pas disa ditësh të ndarë.
"Ishte një nga ato momente që nuk harrohen. Askush nga ne nuk mbante dot lotët", u shprehën mjekët.

