Ndonëse përpiqen të qëndrojnë larg syrit të publikut, Sara dhe Ledioni janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe publiku është gjithnjë kuriozë të dijë për të rejat e fundit nga jeta e tyre.

Mbrëmjen e sotme si kurrë më parë Sara ka publikuar një foto ku ajo dhe Ledioni shfaqen në një moment intim duke u puthur. Foto është realizuar gjatë dasmës së çiftit në Como të Italisë.

Sara ka publikuar edhe një foto tjetër nga dasma ku shfaqet duke kërcyer.

Sara dhe Ledioni u martuan dy vite më parë me një dasmë madhështore me të ftuar VIP.



