Filmi turk "Mrekullia në qelinë numër 7", i ka prekur të gjithë ata që e kanë parë e mes tyre edhe vipat. Këtë herë ka qenë futbollisti brazilian Nejmar i cili ka treguar se ky film e ka bërë të qajë si fëmijë.

Nejmar ka publikuar një foto ku shfaqet duke parë një skenë nga filmi dhe shkruan se ata që kanë fëmijë e kuptojnë akoma më mirë.

"Ata që kanë fëmijë e dinë çfarë mendoj tani. Çfarë filmi! Kam qarë si fëmijë", shkruan ai.

Nejmar ka një djalë me ish të dashurën e tij, Carolina Dantas.

