Skenat e nxehta të Beren Saat në një serial në Netflix kanë nxitur një sherr mes saj dhe aktores Tuba Büyüküstün. Kjo e fundit pak kohë më parë e ironizoi kolegen duke u shprehur se nuk do luante kurrë rolet e guximshme që kryen Beren Saat.

Ndërsa Beren Saat për gazetarët turq u përgjigj se e respekton mendimin e Büyüküstün, por ajo vetë nuk do fliste kurrë kështu për koleget.

Sherri vazhdon dhe këtë herë Büyüküstün ka habitur sërish me veprimin e saj. Në një intervistë së fundmi kur është pyetur për Beren Saat, ajo ka zgjedhur të mos përgjigjet duke e injoruar aktoren.

Ndërkohë për aktorë të tjerë ajo është përgjigjur e madje me shumë përzëmërsi. E pyetur për Engin Akyurek, me të cilin ka luajtur në serialin "Diamante dhe dashuri", Büyüküstün u shpreh se do të luante me shumë kënaqësi sërish krah tij.




