Nga Shqipëria / E Martë 14 Prill 2020, 16:04

Albani dhe Miriami pozojnë siç nuk i kemi parë kurrë, vipat u kthehen: E humbëm besimin tek ju...

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë jo vetëm një nga çiftet më të dashur për publikun e shumë të suksesshëm në karrierën e tyre, por gjithmonë janë parë edhe si dyshja perfekte. Megjithatë ditën e sotme Albani u ka sjellë buzëqeshje në fytyrë fansave me një foto shumë qesharake.

Miriami dhe Albani shfaqen duke pozuar me fytyra të çuditshme, në një foto të realizuar 11 vite më parë. "Neve çifti perfekt domethënë! Na falni por ishim te rinj", shkruan Albani dhe tregon se foton e ka publikuar pa lejen e Miriamit.

Mes komenteve të shumta në këtë postim dallojnë vipat të cilët me humor kritikojnë çiftin. "Bobooooo... e humba komplet besimin qe kam patur tek ju... mungese e theksuar serioziteti Keshtu ju pafsha gjithe jeten!", shkruan Sidrit Bejleri.

"Mos i jep Lindit keshtu ide, aman", komenton Venera.