Nga Shqipëria / E Martë 14 Prill 2020, 15:03

Publikohet video e aksidentit në ish-Bllok, makina përfundon brenda dyqanit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Një makinë tip Volvo po qarkullonte me shpejtësi të lartë dhe pasi përplasi automjetin tip Ford Focus që po vinte nga ana tjetër e rrugës, ka përfunduar mbi trotuar duke u futur në një dyqan

"Tvklan.al" ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar aksidentin e rëndë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.