Kryeministri Rama ditën e sotme i ka kthyer përgjigje qytetarëve nëpërmjet një komunikimi live në Facebook. Një ndër komentuesit e pyeti se pse nuk futet tek pagat e luftës edhe pse vazhdon punon.
Rama iu përgjigj se ai nuk mund të paguhet me taksat e qytetarëve të thjeshtë duke qenë se e vazhdon punën. Dhe theksoi se me situatën e re ai ka kursyer për shkak se janë mbyllur disa gjëra që në jetën e zakonshme nuk do ta bënte.
"Për çfarë duhet të paguajmë ty o miku im kur ti vazhdon punon edhe sot. Përse? Nuk e kuptoj! Edhe unë vazhdoj punoj dhe sot, por rrogën time e marr përgjysmë. Natyrisht nuk them që ti të bësh të njëjtën gjë. Ministrat e marrin rrogën përgjysmë, deputetët e marrin rrogën përgjysmë. Për çfarë arsye? Për solidaritet. Edhe unë punoj, bile të them të drejtën edhe më shumë se gjithmonë, por nuk është se duhet të kërkoj ndonjë shpërblim për këtë. Ti puno, shyqyr, vazhdo punën, me shëndet, por nuk mund t’u themi të tjerëve që me taksat e tua do paguajmë Albanin. Albani vazhdon punon, asgjë s'ka ndryshuar në jetën e tij, për më tepër ke kursyer se nuk harxhon më për kafe, birra apo për gjëra të tjera që normalisht janë gjëra të përditshme, tha Rama.
