Gjiganti i shitjeve online Amazon ka hapur 75 mijë vende pune. Duke qenë se janë izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, qytetarët i kanë shtuar blerjet online dhe Amazon-it duhet më shumë personel për të përballuar rritjen e kërkesave.

Muajin e kaluar Amazon punësoi rreth 100 mijë njerëz në SHBA për të përmbushur porositë online për ushqim dhe barna të klientëve ekzistues.
"Ne mirëpresim cilindo që është pa punë për t’u bashkuar me ne në Amazon, derisa gjërat të kthehen në normalitet", tha kompania me seli në Shtetet e Bashkuara.
Për shkak të izolimit nga koronavirusi, mbi 17 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në SHBA gjatë tre javëve të fundit.

