Nga Shqipëria / E Martë 14 Prill 2020, 12:12

Infektohen nga koronavirusi 433 punonjës të bashkisë në Stamboll, vdes punonjësi i transportit

Në Turqi situata nga koronavirusi është rënduar dhe numri i rasteve të reja vazhdon të rritet. Sot mediat turke raportojnë se 433 persona nga stafi i Bashkisë së Stambollit janë infektuar. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Bashkisë së Stambollit, Murat Ongun i cili në një postim në Twitter bën të ditur se edhe një punonjës ka humbur jetën. "Për fat të keq, sot numri i anëtarëve të stafit që janë infektuar me koronavirus ka arritur në 433. Fatkeqësisht kemi humbur kolegun tonë Ahmet Hakan Fenerci, i cili punonte në shërbimet e transportit. Shpirti i tij u prehtë në paqe dhe ne i shprehim ngushëllimet tona familjes".

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekren Imamollu ka kërkuar nga qeveria që gjatë fundjavës të bëjë ndalim të plotë të lëvizjes.

Deri më tani në Turqi janë infektuar 61,049 persona nga Covid-19 dhe janë shënuar 1,296 viktima.