Nga Shqipëria / E Martë 14 Prill 2020, 12:12

'Dolën të blinin patate, u arrestuan si kriminelë', çifti nga Durrësi 3 ditë në paraburgim

Një çift në Durrës është arrestuar me akuzën e thyerjes së karantinës pasi kishin shkuar në markatë për të blerë 2 kile patate. Marsel Papajorgji, 31 vjeç dhe Oksana Ppapajorgji, prindër të një vajze 8-vjeçare kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi u ndaluan nga policia.

Gazetarja e "BalkanWeb" raporton se çifti, banues të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin.

Nëna e djalit u shpreh: "Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë".

Gjithashtu avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin e çiftit të padrejtë. Gjykata vendosi arrest shtëpie për Marsel Papajorgjin dhe Oksana Ppapajorgjin.