Nga Shqipëria / E Martë 14 Prill 2020, 11:11

Koronavirusi prek këtë qytet shqiptar për herë të parë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë testuar 236 persona të dyshuar dhe nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me Covid-19. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës.

Nga 8 rastet e reja, ka dalë pozitiv me koronavirus 1 personel shëndetësor në Kukës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 227 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 15 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 71 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 13 raste
Krujë 6 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
Kukës 1 rast