Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 475.
Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, nga të cilët 45 personel shëndetësor kryesisht në Spitalin e Shkodrës.
Janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19, 6 në Tiranë, 1 rast personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 rast personel shëndetësor në Kukës.
Në total janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 475 raste.
Betejën me sëmundjen e kanë humbur 24 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 248.
Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 37 të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive dhe 1 pacient i intubuar. Në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 9 pacientë të shtruar, 7 prej të cilëve në terapi intensive, 4 të intubuar. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.
