Nga Shqipëria / E Martë 14 Prill 2020, 10:10

Paketa e zgjeruar/ Rama: Ja kush përfiton, një pjesë kthehet në punë brenda Majit

Kryeministri Rama bën të ditur se me paketën e zgjeruar të ndihmës, ku do të jepen 40 mijë lekë, do të përfitojnë 176 mijë familje. 100 mijë prej tyre janë të punësuar në bizneset e vogla, që sipas kryeministrit janë goditur në xhiro gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve.

66 mijë punonjës prej përfituesve janë ata që kanë punuar në bizneset e mëdha, ndërsa 10 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin e turizmit.

Kjo shumë do të derdhet në llogaritë e tyre nga data 20 Prill. Kryeministri paralajmëron që me ritmet se situatës shëndetësore të koronavirusit, parashikohet që një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve të kthehen në vendet e punës brenda Majit.

"Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda Majit”, shkruan Rama.

Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje

100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë

*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit"