Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 23:11

Shërohet nga Koronavirusi, ish banori i Big Brother: Do dhuroj plazmën...

Ish banori i Big Brother, Petrit Bylykbashi, pjesëmarrës në edicionin e katërt të reality-showt konfirmoi para pak javësh se kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus. Mirëpo fatmirësisht ai ka arritur ta fitojë betejën me virusin dhe është shëruar.

Përmes një postimi në rrjete sociale Petriti bën me dije se ka rezultuar për herë të dytë negativ në testin e bërë dhe do të qëndrojë dhe 14 ditë të tjera i vetëizoluar, më pas do i bashkëngjitet grupit të vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës. Po ashtu ai ka shtuar se pasi të marrë fund 14 ditshi i izolimit, do të dhurojë plazmën për ata që janë në gjendje të rëndë.

"U sherova.

Sot, 18 dite pas rezultatit pozitiv te covid-19, 24 dite pas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total.

Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i veteizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines.

Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojne me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo.

Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per t'i ndihmur ata qe jane ne gjendje te rende.

Me e mira e gjithe kesaj eshte se nga une nuk eshte infektuar askush, as edhe nje i vetem.
Sipas gjitha gjasave une beje pjese ne grupin e vogel te njerzve qe nuk jan bartes te virusit.

Ata te pandalshmit, mantelbardhet, jane heronjte e mi, po bejne pune maratonike, po rrezikojne jetet e tyre per te na shpetu neve, e heqi kapelen per ta.

Nuk po i permend me emra asnje nga ata qe me ndihmuan ne keto dite (jo edhe aq te lehta) per mua, e di qe me keni ndihmur me zemer dhe jo per te ua postuar emrin ne murin timin, pa ju nuk ja kisha dal dot, do t'ua di per nder gjithe jeten.

Faleminderit te gjithe juve qe u interesuat per mu e qe nuk me lat me u merzit e me u ndje i vetem per as edhe nje sekond.

Faleminderit
Ju dua", shkruan ai.