Këtë pasdite aktorja e njohur Jonida Vokshi ishte në një lidhje Skype për emisionin "Rudina". Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë.
Jonida ka treguar se është një llupëse shumë e madhe dhe bashkëshorti i saj, Besniku gjithmonë e ka pasur me "frikë" se sa shumë do të shtonte ajo gjatë shtatzënisë dhe sa do të bëhej.
"Unë jam një llupëse e përjetshme, gjithmonë Besniku më ka thënë se nuk di si do bëhesh ti dhe nuk di si do ja bëjmë ne, kur të ngelesh ti shtatzënë sepse do jetë një tmerr i vërtetë. Nuk di sa mund të shtosh, apo nuk di tekat që do kesh në ushqim, me nepset.
Por nuk më ka ndryshuar asgjë dhe shyqyr Zotit, se unë aq shumë neps që kam në përditshmëri dhe aq e shijoj dhe më pëlqen ushqimi, nuk do ishte fare e nevojshme që të shtoj gjatë shtatzënisë. Por falë Zotit jam pothuajse njësoj, sigurisht që përpiqem të bëj kujdes për ushqimin në sensin që marr gjithçka.
Jam konsultuar me gjinekologen time, që duhet për të mirën e bebit, që prej fillimit, ja bëj edhe qejfin vetes, që kështu pak nga të gjitha", ka treguar Jonida.






