Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito jeton larg familjes së saj. Prindërit dhe vëllai jetojnë në Itali dhe këtë e ka treguar vetë Kiara prej kohësh.

I ati i saj, Arbi është një ndër shqiptarët që po ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit në Itali. Moderatorja ka publikuar një foto të tij në Instastory, në një prej spitaleve të Italisë dhe me këtë gjest tregon se është krenare për të.

Arbi ka publikuar po të njëjtën foto në profilin e tij të Instagramit. “Dhjetëra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin", shkruan ai krahas fotos.





