Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 20:08

Plani i riatdhesimit, Rama: Të Shtunën nisin fluturimet

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje live në llogarinë e tij të facebook-ut prezantoi paketën e dytë ekonomike. (Lexo këtu)Po ashtu ai bëri me dije se qeveria është gati për të hapur planin e riatdhesimit. Sipas gjasave të Shtunën e kësaj jave do të nisin fluturimet kryesishy nga Roma.

“Kemi gati planin për të hapur riatdhesimit dhe sipas gjasave të Shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet fillimisht nga Roma. Kushdo që dëshiron të riatdhesohet do të kalojë në kanal të drejtpërdrejtë me prenotim të avionit, do prenotojë vetë edhe hotelin përkatës si struktura karantine", u shpreh Rama. Për më gjatë kryeministri do të sqarojë gjithçka ditën e nesërme.

Rama iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të tregohen të duruar dhe të kenë kurajo, sepse vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë.