Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 18:06

Shqiptarja në Itali humb jetën nga Koronavirusi

Një shqiptare në Itali, nënë e tre fëmijëve, ka humbur jetën nga Koronavirusi. 69 vjeçarja e quajtur Shpresa Reci (Allkanjari) jetonte në qytetin Lodi, në afërsi të Milanos.

Sh.R ishte shpërngulur nga qyteti i Durrësit për në Itali me familjen në vitin 2000, pra kishte 20 vite që jetonte atje. Familjarët kanë bërë me dije se bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Tre ditë më parë në portin e Durrësit mbërritën trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën jetën nga Koronavirusi në Itali.

Burimi: "Fax Web"