Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 18:06

Zëri hedh hapat e parë dhe Gjiko reagon i emocionuar (Video)

Çifti shumë i dashur për publikun, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, në Shkurt të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushi Zëri, i cili ka fituar menjëherë zemrën e të gjithëve, pasi të dy prindërit e publikojnë shpesh në rrjete sociale.

Këtë të Hënë Gjiko ka treguar se Zëri ka bërë hapat e tij të parë, teksa ka ndarë me ndjekësit dhe videon gjatë këtij momenti. Ai ka reaguar i emocionuar teksa shkruan se rruga e jetës është e gjatë dhe mund të ndodhë që të rrëzohesh shpesh ama e rëndësishme është të mos ndalosh, të ngrihesh e të ecësh përpara.

"Sot i bërë hapat e para, në jetë do të të ndodhë që të rrëzohesh e të ngrihesh shpesh, s'ka rëndësi a bën hapa të mëdhenj apo të vegjël, e rëndësishme është të ecësh përpara. Jeta është një udhëtim që s'bën kurrë të ndalesh! Të dua shishkano!", shkruan reperi.