Këngëtarja shumë e dashur për publikun Dhurata Dora ka realizuar së fundmi një "mini-intervistë" me ndjekësit në Instastory. Ajo iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet, ku ka zbuluar dhe si po i kalon ditët në karantinë.

Dhurata ka treguar se këto ditë po i shfrytëzon për mirë. Këngëtarja po punon me këngë të reja, po pushon, ushqehet, sheh filma si dhe bën video për "Tik Tok", i cili po kthehet në aplikacionin më të pëlqyer të momentit.

“Mirë shumë, po punoj për këngë të reja, në të njëjtën kohë dhe po pushoj, po ha, po fshi, netflix, tiktok aty këtu dhe përsëritje”, ka shkruar Dhurata.





