Çifti shumë i pëlqyer nga publiku, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Pak muaj pasi deklaruan ndarjen, Romeo dhe Jonida po e kalojnë bashkë karantinën dhe ndodhen në jug të vendit. Kanë qenë postimet në rrjete sociale që zbuluan rikthimin e çiftit tejet të komentuar.

Gjatë qëndrimit në jug, Jonida ka postuar një foto nga makina, ku shfaqet e freskët dhe pa makeup.

Fansave menjëherë u ka shkuar syri tek krahu i këngëtares. "I raftë pika atij që të ka gërvisht te krahu ashtu", i ka komentuar një fanse të cilës Jonida i tregon se është tatuazhi i saj.

Një koment tjetër që bie në sy është ai i Visjan Ukcenajt i cili shkruan: "E njoh këtë makinën, ju përqafoj", duke lënë të aludohet se Jonida ndodhet në makinën e Romeos.



