Këngëtarja e njohur Morena Taraku jeton prej kohësh në Stamboll të Turqisë, ku po kalon dhe ditët e karantinës. Gjatë këtyre ditëve ajo është treguar shumë aktive në rrjete sociale, ku ka treguar dhe pamje nga shtëpia e saj luksoze.

Shtëpia e saj ka mobilje nga më modernet dhe gjithçka është e kuruar deri në detaje, ndërsa në oborr ka një pishinë gjigante.

Në videot dhe fotot e publikuara duket se këngëtarja po i shijon mjaft këto ditë. Ajo shfaqet duke marrë rreze dielli, duke kërcyer si dhe duke u ushqyer shëndetshëm.








