Pas një kohe të gjatë në qetësi, së fundmi reperët shqiptarë kanë rikthyer sherret e diss-et. Gjithçka nisi nga kënga e re e Feros me titull "1 e keni", ku i bënte diss hapur Noizyt duke përmendur bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa. Në thumbimet e Feros ndaj Noizyt u bashkua edhe Stresi.

Ndërkohë pas thumbimeve nga ana e Feros, Noizy ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan se nuk do t'i japë kurrë vëmendje Feros.
"Janë ca fmi që s’ja vlen me ju dhon vëmendje. Thjesht le të vdesin në heshtje. Dalim te ai muhabeti i pambukut. Do doja që ti të vleje sa për një diss. Do doja. Por ti nuk vlen", shkruan lideri i OTR.

