Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 15:03

Ndërron jetë pacienti në Shkodër, rritet numri i viktimave në vend

Ka shkuar në 24 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Top Channel raporton se një tjetër viktimë nga Covid-19 është shënuar në Shkodër.

Ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet M.S, i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës. Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se viktima ndërroi jetë në orën 04 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Pacienti ishte pozitiv me Covid-19. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj Covid-19 është marrë mëngjesin e djeshëm, ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë sa i takon pacientëve të tjerë në Shkodër, mësohet se dy prej të shtruarve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi rezultojnë pozitivë, ndërkohë që në Shkoder ndodhet vetëm 1 prekur me Covid 19 në repartin e dializës.