Ka humbur jetën prej koronavirusit specialisti këshillit bashkiak të Lezhës, Agron Vraja. Sipas "Shqiptarja.com", Vraja kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vizituar djalin që e kishte me studime.
Prej dy muajsh ai ndodhej në SHBA ku u infektua me Covid-19.
Vraja ishte 51 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa së fundmi punonte si specialist pranë këshillit bashkiak të Lezhës. Lajmi për humbjen e jetës është bërë publik nga miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur edhe dhimbjen për ndarjen para kohe me këtë botë.
Vraja punoi si këshilltar në bashkinë e Lezhës dhe ishte drejtues i partisë Demokracia Sociale.
