Producenti Erjon Zaloshnja nëpërmet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se biznesit të tij i ka ardhur një përgjigje negative për të përfituar nga 'paga e luftës'.
Ish-bashkëshorti i këngëtares, Eneda Tarifa shprehet i indinjuar me përgjigjen e qeverisë dhe ngre shqetësimin: "Sesi mundem une te bej prodhime dhe sherbime audiovizive, te organizoj apo mundesoj teknikisht koncerte, kur grumbullimet jane ndaluar, kete ska algorithem apo Inteligjence Artificiale qe e gjen".
Postimi i plotë: "Biznesit tim i erdhi pergjigja se nuk perfitoj ndihme financiare pasi lejohet te funksionoje. Pra askush nuk qenka ndaluar te punoje? Per cfare u be gjithe kjo zhurme? Paska qene tip gallate gjoja ndihma, gjoja ka rene virus, gjoja pandemi, se qeveria i paska lejuar te gjithe te punojne, pavaresisht se ska lene kembe robi te dale nga shpia. Sesi mundem une te bej prodhime dhe sherbime audiovizive, te organizoj apo mundesoj teknikisht koncerte, kur grumbullimet jane ndaluar, kete ska algorithem apo Inteligjence Artificiale qe e gjen"

