Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 467.
Në 24 orët e fundit janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe 2 fëmijë asimptomatik.
Në total janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 467 raste.
Betejën me sëmundjen e kanë humbur 23 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 232.
Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 43 të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive dhe 2 pacient të intubuar. Në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 9 pacientë të shtruar, 7 prej të cilëve në terapi intensive, 5 të intubuar. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.
