Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 10:10

Hyjnë në fuqi rregullat e reja, nga e premtja të gjithë në karantinë

Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja të urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Bizneset e lejuara për të kryer aktivitetin, do të qëndrojnë hapur nga ora 05:00 deri në orën 17:30.

Lejohet vetëm një pjesëtar nga familja për të dalë duke aplikuar për leje tek portali e-Albania. Koha e daljes është shtuar nga 60 minuta në 90 minuta.

Për të blerë në dyqane, qytetarët do të duhet të respektojnë distancën e sigurisë të paktën 1.5 metra. Ndërsa punonjësit e bizneseve duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe ambienti i tyre i punës të jetë i dezinfektuar.

Duke filluar nga ora 17:30 e 17 Prillit deri të hënën e 20 Prillit, e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë. Në fundjavë do të jetë çdo gjë e mbyllur dhe nuk do të lejohet qarkullimi i asnjë automjeti, përveç atyre kategorive të lejuara.

Burimi: tvklan