Nga Shqipëria / E Hënë 13 Prill 2020, 00:12

Pas daljes së Boris Johnsonit nga spitali, e fejuara e tij jep mesazhin prekës

Kryeministri britanik Boris Johnson doli nga spitali ditën e djeshme, pas një jave nën kujdesin e mjekëve. Pas daljes nga spitali, kryeministri falenderoi mjekët me një video mesazh ku shprehej besimplotë se Britania do ta fitojë luftën me koronavirusin.

Pas kryeministrit, ka reaguar edhe e fejuara e tij Carrie Symonds. Ajo shprehet se nuk do të ndalet së falenderuari mjekët dhe stafin e spitalit që e rikthyen Johnsonin pranë saj. 

"Unë nuk mund të falenderoj mjaftueshëm mjekët tanë të mrekullueshme. Stafi në Spitalin St Thomas ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju shpërblej dhe kurrë nuk do të ndalem së falenderuari", shkruan Symonds.

E fejuara e Johnson është shtatzënë dhe pak kohë më parë u shpreh e shqetësuar se kishte përjetuar simptomat e koronavirusit.