Nga Shqipëria / E Diel 12 Prill 2020, 22:10

S'ka pushime sivjet/ Presidentja e Komisionit Europian paralajmëron: Anulojini

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi sot se të moshuarit do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre deri në fund të këtij viti. Sipas saj, shtetet evropiane duhet të marrin masa izolimi të gjata për personat që janë më të rrezikuar sepse vetëm kështu mund të shmanget rreziku i një përhapjeje masive të pandemisë.

"Është çështje jete apo vdekjeje”, theksoi Von Der Leyen.

“Duhet të jemi të displinuar dhe të kemi durim”, tha presidentja e KE për gazetën gjermane "Bild".

Von der Leyen këshilloi qytetarët evropianë që të anulojnë pushimet e prenotuara më parë për sezonin veror. Ajo u shpreh se tani për tani nuk mund të bëhet asnjë parashikim sesi do të vazhdojë situata gjatë muajve korrik e gusht.

Presidentja tha se shpreson që një laborator europian të zbulojë vaksinën deri në fund të vitit.