Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka folur për herë të parë pas daljes nga spitali ditën e sotme. Në një video mesazh të postuar në Twitter, Johnson falenderoi personelin mjekësor të cilët i shpëtuan jetën dhe veçanërisht dy infermiere që i kanë qëndruar te shtrati për 48 orë në momentet më kritike të tij.
"Përshëndetje! Sot lashë spitalin pas një jave gjatë të cilës mjekët më shpëtuan jetën, pa diskutim! Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, por fillimisht dua të falenderoj të gjithë në Britaninë e Madhe për mundin dhe sakrificën që po bëni. E kuptoj sa e vështirë është të zbatosh rregullat kur dielli po shkëlqen dhe fëmijët janë në shtëpi, kur bota e jashtme duket e mrekullueshme dhe të thërret. Dua të falenderoj miliona njerëzit që po i zbatojnë rregullat. Këtë të diel pashkësh dua të besoni se mundi juaj ja vlen. Edhe pse po vajtojmë çdo ditë viktimat dhe lufta nuk ka mbaruar, ne po bëjmë progres kundër koronavirusit", u shpreh Johnson.
It is hard to find the words to express my debt to the NHS for saving my life.
— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) April 12, 2020
The efforts of millions of people across this country to stay home are worth it. Together we will overcome this challenge, as we have overcome so many challenges in the past. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/HK7Ch8BMB5
