Nga Shqipëria / E Diel 12 Prill 2020, 20:08

Arti në zi, koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktorëve më të njohur e më të vlerësuar të kinematografisë britanike, Tim Brooke. Aktori dhe komediani i njohur Tim Brooke ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 79-vjeçare. Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që Tim ka vdekur sot në mëngjes prej COVID-19. Ai ishte i jashtëzakonshëm dhe ishte një kënaqësi e madhe për të përfaqësuar atë. Ne jemi mirënjohës që kemi kaq shumë punë të tij për të parë, lexuar dhe dëgjuar. Ai kishte shumë fansa të cilët gjithmonë i trajtonte me gëzim edhe pas provave dhe incizimeve të gjata” tha menaxheri i tij.

Tim Brooke u bë shumë i famshëm nga seriali "The Goodies" ku luante krah Graeme Garden and Bill Oddie.