Në Bjellorusi gjatë kohës së pandemisë, jeta vazhdon njësoj. Edhe pse janë shënuar 2500 raste me koronavirus, presidenti ka refuzuar të marrë masa.
"Nuk sheh ndonjë virus të fluturojë përreth. Nuk ka viruse këtu", tha presidenti i Bjellorusisë duke habitur të gjithë me deklaratën e tij.
Gjithashtu ndeshjet e futbollit po luhen sikur nuk ka ndodhur gjë. Kjo situatë ka shqetësuar Organizatën botërore të Shëndetësisë që iu bëri një apel autoriteteve bjelloruse për të ndërprerë grumbullimet masive dhe si rrjedhojë edhe evenimentet sportive.
"Nga të dhënat qe kemi marrë, duket qartë se këtu ka një rritje të vazhdueshme rë rasteve pozitive me Covid-19 dhe që dyfishohen cdo 2-3 ditë. Duhen forcuar të gjitha masat e izolomit e sidomos të pezullohen evenimentet që kërkojnë grumbullim të shumë personave, siç janë ato sportive", tha Dr.Patrick O’Connor, pjesë e Task Forcës së OBSH gjatë një vizite në Minsk.
Presidenti Alexander Lukashenko u shpreh se vendi nuk mund ta përballojë izolimin dhe ka vënë prioritet ekonominë.
