Albani i rubrikës "Përputhen", ka pësuar aksident automobilistik. Lajmi është bërë i ditur gjatë puntatës së sotme të "E diell" teksa Albani ka njoftuar se ndodhet në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Albani u shpreh se i ka bërë përshtypje fakti që nuk ka marrë një ngushëllim nga personi me të cilin u aksidentua.

Ndër të tjera konkurrenti u shpreh që makina e tij ishte e pajisur me autorizimin. Në ekran u shfaqën edhe momente nga aksidenti të cilat mund t'i shihni në videon e mëposhtme.
