Shkodranët kanë dalë nga karantina sot për të ruajtur traditën e përplasjes së vezëve të Pashkëve. Kampioni dhe ish trajneri kombëtares së boksit Zef Gjoni u shpreh se në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolik masat nuk duhet të ishin kaq të rrepta.
“Ne dolëm, kryeministri këtë ditë të madhe ta kishte lënë pak më lirë. Megjithatë ne po bëjmë punën tonë”, thotë ai për "Abc news".
E nëse ndaj tyre merret masë se kanë thyer izolimin, Zef Gjoni me humor shprehet: “I kemi marrë leje Edi Ramës”.
Këtë vit për shkak të Pandemisë Pashkët Katolike në Shkodër festohen pa vizitat tradicionale tek njëri-tjetri.
