Nga Shqipëria / E Diel 12 Prill 2020, 17:05

Në karantinë me Eros Grezdën, Oriola pozon lakuriq dhe e fshin foton menjëherë

Oriola Marashi dhe Eros Grezda, çifti më i ri i showbizit po e kalojnë bashkë karantinimin. Supermodelja dhe futbollisti ndodhen bashkë jashtë vendit në një vilë me pishinë, nga ku Oriola ka pozuar lakuriq.

Duke qenë se çifti ndodhen vetëm, foton mesa duket e ka bërë Erosi. Oriola e postoi në Instagram, por e fshiu menjëherë.

Nuk dihet arsyeja pse modelja u pendua për publikimin e kësaj fotoje e cila tani po bën xhiron e mediave.

Kujtojmë që lidhja e Oriolës me Erosin u zbulua vetëm pak kohë më parë. Çifti duken shumë të dashuruar dhe fansat mezi po presin t'i shohin bashkë edhe në publik.