Nga Shqipëria / E Diel 12 Prill 2020, 16:04

Pas dy muajsh lidhje, 'Sanem' ndahet nga biznesmeni turk

Aktorja turke Demet Ozdemir, e njohur nga publiku si Sanemi është shumë e komentuar në Turqi për jetën e saj private. Para 2 muajsh mediat turke raportuan se 28 vjeçarja është në një lidhje me biznesmenin Jaman Tixhirollu.

Çifti e kishin konsoliduar lidhjen pasi Demet ishte takuar me nënën dhe motrën e Jamanit. Mirëpo siç duket lidhja e tyre nuk ka funksionuar sepse mediat turke raportojnë se aktorja është ndarë nga biznesmeni.

Sipas burimeve ndarja e tyre ka ardhur nga pamundësia për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, pasi biznesmeni punon me orë të tëra ndërsa Demeti është në xhirime.