Fotografia zemërthyese e një çifti të moshuarish nga Atlanta është bërë virale. Eddie Johnson dhe bashkëshortja e tij Blanche janë fotografuar teksa shtrëngonin duart një herë të fundit para se të humbnin jetën nga Koronavirusi.

Eddie ka ndërruar jetë me datë 5 Prill, ndërsa Blanche me 8 Prill. Vajza e tyre Jennifer McWhorter ka treguar për "Fox 5" se çifti kishin pneumoni, kollitje dhe mezi merrnin frymë.
"Ata po vuanin. Të dy patën pneumoni, kishin kohë, mezi merrnin frymë dhe tregonin që kishin shumë dhimbje", është shprehur ajo.

Jennifer ka publikuar foton e fundit të prindërve të saj, teksa i ati shtrëngon fort dorën e bashkëshortes për t'i dhënë forcë dhe kurajo.
Burimi: Daily Mail
