Nga Shqipëria / E Diel 12 Prill 2020, 14:02

E izoluar me të bijën, flet e trishtuar Brunilda Lahe: Ëndërronim të shëtisnim...

Në Dhjetor të vitit që lamë pas moderatorja shumë e dashur për publikun- Brunilda Lahe, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti e pagëzuan me emrin Hana. Që nga momenti i lindjes moderatorja ka publikuar vazhdimisht foto pranë së voglës në rrjete sociale, por është kujdesur të mos ia tregojë fytyrën.

Vetëm së fundmi Brunilda ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto në ballkonin e shtëpisë, ku shfaqet bashkë me Hanën e cila ndodhet në karrocë. Moderatorja ka treguar se në momenin kur bleu karrocën për të bijën, ëndërronte për shëtitje në park e në bregdet. Mirëpo për shkak të Koronavirusit shëtitja më e gjatë që mund të bëjnë është nga salloni në ballkon.

“Eh moj mama! A ju kujtohet momenti kur zgjodhët karrocën për bebushin? Në një ditë të bukur si sot, plot diell, ëndërronim të shëtisnim në park a në bregdet ! Nuk e mendonim kurrsesi se xhiro më e gjatë që do të bënim do të ishte nga salloni në ballkon rrethuar me beton. P.S: Nëse një lodër e kemi të preferuar e duam kudo edhe tek krevati, edhe tek karroca, edhe tek relaksi… deri sa të na humbasë interesi për të.Pastaj duam lodër tjetër”, shkruan moderatorja krahas fotos. Siç duket kjo situate e ka mërzitur goxha Brunildën, pasi dhe shkrimin e ka shoqëruar me fytyra të trishtuara.