Këtë të enjte në familjen e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut festohen Pashkët. Aktorja ka publikuar në Instastory foto dhe video nga përgatitjet, ku shfaqet vogëlushja Viktoria duke zbukuruar vezët e kuqe.

Po ashtu Rudina ka ndarë me ndjekësit e saj fotot më të ëmbla krah partnerit në këtë ditë feste. Në njërën ndër fotot dyshja po përqafohen dhe duken shumë të lumtur, ndërsa në tjetrën Marku po i dhuron një të puthur në ballë.

Rudina ka uruar të ndjekësit e saj për Pashkët dhe shprehet se duhet të bëjmë durim dhe kurajo në këto ditë të vështira.




