Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orësh janë regjistruar 13 raste të reja me Koronavirus, nga 233 persona të testuar. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 446.
Nga Koronavirusi në vendin tonë janë shëruar në total 217 persona, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur fatkeqësisht 23 qytetarë.
Në Infektiv janë 41 pacientë të shtruar, 6 pacientë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. Te 'Shefqet Ndroqi' janë 8 pacientë të shtruar, 6 në terapi intensive.
Harta e të prekurve zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 215 raste
Durrës 41 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 15 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 57 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 12 raste
Krujë 6 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
