Autoritetet e shëndetësisë në Kinë raportuan ditën e djeshme se numri i rasteve të reja me Koronavirus është rritur. Të Shtunën e 11 Prillit janë regjistruar 99 raste të reja, ndërkohë që në ditën paraardhëse ishin vetëm 46.
Pothuajse të gjitha rastet e reja rezultuan të ishin të importuara. Vetëm dy nga 99 rastet e konfirmuara janë transmetuar në vend. Numri më i madh i rasteve të reja numërohet në Shanghai, me 52 persona të infektuar.
Konkretisht 51 shtetas kinezë që kishin ardhur nga Rusia, kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus ndërsa rasti i 52-të përfshin një shtetas kinez që kishte ardhur nga një udhëtim në Kanada.
Deri më tani, Kina numëron 82,052 raste të konfirmuara me Koronavirus. Ndërsa, numri i personave që e kanë humbur betejën me Covid-19 rezulton të jetë 3,339.
