Nga Shqipëria / E Diel 12 Prill 2020, 10:10

Boris Johnson bën deklaratën e parë publike pas daljes nga terapia intensive

Kryeministri britanik Boris Johnson doli nga terapia intensive pas tre netësh. Ai ishte nën kujdesin e mjekëve pasi simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar. Mirëpo fatmirësisht ai arriti ta kalojë pjesën më të vështirë.

55 vjeçari ka falenderuar mjekët në spitalin St Thomas në Londër, ku po vazhdon të monitorohet gjatë fazës së rikuperimit. Në deklaratën e tij të parë pas daljes nga terapia intensive ai u shpreh:“Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet mjeket. Unë u kam borxh jetën time atyre!”

Boris Johnson u konfirmua me koronavirus rreth dy javë më parë. Të dielën e kaluar në mbrëmje ai u shtrua në spital, ndërsa një ditë më vonë gjendja e kryeministrit u përkeqësua.

Burimi: "CNN"