Vitin e kaluar u zbulua se reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Don Phenom është në një lidhje. Reperi e ka mbajtur gjithnjë shumë hermetike jetën private dhe preferoi të mos e konfirmonte lidhjen me bjonden bukuroshe, duke deklaruar se është beqar.

Megjithatë së fundmi, partnerja e Don Phenom-it, Anxhi Dema e ka konfirmuar lidhjen me një foto të publikuar në Instagram shfaqet me reperin në momente romantike ne New York.

Burime për "News31" kanë treguar se çifti ka 2 vite bashkë. Anxhi e shoqëron artistin shpesh herë në koncertet që ai ka jashtë vendit ndërsa me profesion ajo është juriste.


