Shtetet e Bashkuara kanë kaluar Italinë duke u bërë vendi me më shumë vdekje nga koronavirusi në botë. Më shumë se 18.860 njerëz në SHBA kanë vdekur për shkak të komplikimeve nga koronavirusi që nga e shtuna e kaluar sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. 521,042 janë të infektuar nga virusi.
Të premten SHBA kishte numrin më të lartë të vdekjeve 2,108 viktima.
Numri i vdekjeve në Itali ka arritur 18.849 ndërsa Spanja ka 16.353 vdekje të raportuara. Në të gjithë botën, numri i vdekjeve ka tejkaluar 104,000.
"Të dhënat na tregojnë se ka të ngjarë që të kemi efekt pozitiv nga masat që kemi ndërmarrë kështu që unë besoj se do të shohim një rënie të kurbës", tha Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Ndërsa doktoreshë Deborah Birx nga grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA paralajmëroi që vendi ende nuk ka arritur më të keqen e epidemisë.
